UBT News

​Nën presionin e rivalëve, Milani kërkon tre pikë të reja ndaj Bolonjës

Fitorja e Napolit ndaj Atalantës dhe ajo e Interit ndaj Juventusit kanë rritur presionin mbi Milanin për të kërkuar me çdo kush tri pikë nga ballafaqimi i sotëm me Bolonjën.

“Rossonerët” janë në krye të tabelës me 66 pikë, aq sa ka edhe Napoli në vendin e dytë, ndërsa Interi është i treti me 63 pikë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në “San Siro” skuadra e Piolit e pret Bolonjën me fillim nga ora 20:45. Bolonja ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, me dy barazime e dy humbje.

Këto janë formacionet e mundshme:

Milan: (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Bennacer, Tonali; Messias, Diaz, Leao; Giroud

Bolonja: (3-4-3): Skorupski; Soumaoro, Medel, Theate; Hickey, Schouten, Svanberg, Dijks; Soriano, Orsolini; Arnautovic

Exit mobile version