Barcelona pritet që ta emërojë trajnerin e ri në orët e ardhshme pas shkarkimit të Ronald Koeman.
Mediat spanjolle e bëjnë çështje të kryer ardhjen e Xavi Hernandezit në kryer të klubit katalanas pasi raportohet se ai ka folur me presidentin Joao Laporta dhe ka arritur marrëveshje verbale.
Kjo marrëveshje verbale tashmë thuhet se është duke u sistemuar nga ekipi ligjor i Xavit. Ai po pret të përfundojë gjithçka dhe të niset drejt Spanjës.
Bordi i Barcelonës është ende në pritje të procesit të ndërprerjes së kontratës me Al-Sadd për Xavin.