Barcelona është e vendosur të provojë të ri-nënshkruajë me Lionel Messin nga Paris-Saint-Germain në janar, raporton “Diario Sport”.
35-vjeçari është lidhur me një rikthim në “Camp Nou” verën e ardhshme, kur kontrata e tij me Paris Saint-Germain do të përfundojë.
Barça është e etur për të përshpejtuar procesin, por Messi ka këmbëngulur se ai nuk do të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij deri në fund të sezonit.