Pas ndeshjeve që u zhvilluan dje në kuadër të ditës së parë të Kampionatit Botëror Universitar të Hendbollit që po mbahet në Prishtinë, ku u zhvilluan gjashtë ndeshje, sot ky kampionat vazhdon me rrethin e dytë të ndeshjeve ku do të zhvillohen edhe gjashtë sfida të tjera.
Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve do të ballafaqohen:
Universiteti i Shkodrës-KNSU (Kore e Jugut), ora 14:00
UNIN (Kroaci)-Universiteti “Hasan Prishtina”, ora 16:00
ACLM (Spanjë)-Universiteti i Shkodrës, ora 18:00
Ndërsa në sallën “1 Tetori” do të zhvillohen këto ndeshje:
UNIMNE (Mali i ZI)-Gazi (Turqi), ora 15:00
KANGËON (Kore e Jugut)-Pula (Kroci), ora 17:00
Universiteti “Hasan Prishtina”-UAVEIRO (Portugali), ora 19:00.