Manchester United ka arkëtuar vetëm një pikë në ballafaqim me West Bromëich Albion, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24 të Premier Ligës.
Vendasit kaluan në epërsi pas vetëm dy minutave lojë kur Daigne i zuri në befasi “Djajtë e Kuq” dhe realizoi për 1-0.
Para përfundimit të pjesës së parë, kur po zhvillohej minuta e 44’ shifrat i barazoi mesfushori Bruno Fernandez.
Në pjesën e dytë asnjëra skuadër nuk arriti të gjente golin tjetër dhe kështu të dy ekipet u ndan me nga një pikë.
Manchester United renditet në vendin e dytë me 46 pikë.