UBT News

​Mustafa citon ish-presidentin Rugova: Vetëm me përkrahjen e ShBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka kujtuar ditëlindjen e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, për të cilin thotë se ai ishte udhëheqës unik i Kosovës e me vizion të hapur.

Nëpërmjet një shkrimi, Mustafa ka thënë se Rugova ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për çka citoi edhe atë se “vetëm me përkrahjen e ShBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet”. Profestizim ky për të cilin Mustafa thekson se vlen edhe për ditët e sotme.

“Në Ditëlindjen e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, kujtoj udhëheqësin unik të Kosovës me vizion të hapur. Rugova kishte besim në njerëzit; ai më shumë se çdokush tjetër e njihte mentalitetin, filozofinë, traditën dhe kërkesat e tyre. Ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me bindje të fuqishme, profetike, përsëriste se vetëm me përkrahjen e SHBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet. Profetizmi i tij vlen po aq edhe për ditët e sotme! IM”, ka shkruar Mustafa.

Ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cërcë të Istogut.

Exit mobile version