UBT News

​Muaji i kinematografisë, mirënjohje të gjithë aktorëve

Me filmin “Nusja dhe shtetrrethimi”, prodhim i vitit 1978, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, u shpreh mirënjohje të gjithë aktorëve të kinematografisë shqiptare, të cilët, siç sipas saj, dhanë më të mirën në kushte të jashtëzakonshme.

Filmi “Nusja dhe shtetrrethimi” mban firmën e 2 regjisorëve, Ibrahim Muçaj e Kristaq Mitro. Skenari është vepër e Helena Kadare ndërsa muzika, e të madhit Kujtim Laro.

Për rolet kryesore regjisorët kishin përzgjedhur Rajmonda Bulkun, Kastriot Çaushin, Sotiraq Bratkon e të tjerë, por vlen të veçohet aktrimi i Llazi Serbos, në rolin e oficerit gjerman.

Filmi tregon për Shpresën, që shkon në një shtëpi bashkëpunëtorësh të fashizmit për të shitur qëndisma dhe kryen një atentat të rëndësishëm. Pas kësaj i duhet të dalë në ilegalitet e veshur si nuse. Për këtë ajo ndihmohet nga shokët me të cilët ka bashkëpunuar për atentatin. E veshur si nuse, Shpresa shpëton nga shtetrrethim.

12 filma mbajnë vulën e dy autorësisë regjisoriale Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro. Një bashkëpunim i pashoq në kinematografinë shqiptare, por diçka shumë e rrallë edhe në arenën ndërkombëtare, që 2 krijues të bashkëpunojnë kaq gjatë.

Ashtu si krijuesit edhe aktorët gjithnjë janë shprehur se kanë bërë të pamundurën për t’i shpëtuar indoktrinimit të periudhës diktatoriale, në Shqipëri./ATSH

Exit mobile version