Harry Kane thotë se ai po shpreson që të jetë në top formë edhe për tetë ose nëntë vitet e ardhshme, dhe dëshiron të ndihmojë Anglinë të fitojë Kampionatin Evropian në atdheun e tij në vitin 2028.
Top golashënuesi i Anglisë, i cili do t’i mbushë 35 vjeç gjatë kohës së Evropianit Euro 2028, tha se do të ishte një ëndërr e bërë realitet për ta fituar këtë garë, pasi që humbi finalen e vitit 2020 ndaj Italisë në “Wembley”.
“Perceptimi në sport apo futboll është se ju arrini moshën 30 vjeçare dhe njerëzit fillojnë të mendojnë se është fundi”, tha sulmuesi i Bayern Munichut pasi Britania e Madhe dhe Irlanda u emëruan nikoqire të Euro 2028.
“Por mënyra se si po e shikoj është se pothuajse kam gjysmën e dytë të karrierës sime tani. Kam pasur nëntë apo 10 vite në nivelin më të lartë dhe shpresoj për tetë apo nëntë vite të tjera. Me rimëkëmbjen, shkencën sportive dhe mënyrën se si loja është përshtatur, i ka lejuar lojtarët të luajnë për më gjatë”, shtoi Kane, i cili mbushi 30 vjeç në korrik.