Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka nënshkruar 32 vendime, përmes të cilave mundësohet regjistrimi i produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB). Përmes këtyre vendimeve, përcaktohen se cilat produkte lejohen që të importohen, tregtohen dhe përdoren nga prodhuesit bujqësor, për t’i mbrojtur bimët nga sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm.
“Ministri Faton Peci është i përkushtuar që në vazhdimësi përmes masave të ndryshme që do të ndërmarrë si udhëheqës i këtij dikasteri, të mbrojë prodhuesit në vend, me qëllim që prodhimtaria e tyre të zhvillohet dhe fuqizohet, konform masave mbrojtëse në çdo periudhë”, thuhet në njoftim.