UBT News

​Milan-Chelsea, formacionet e mundshme

Në “San Siro” do të zhvillohet sonte ndeshja kryesore e rrethit të katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve ndërmjet Milanit dhe Chelseat.

Javën e kaluar “Blutë” e Londrës mposhtën “Rossonerët” me rezultat 3-0 duke u barazuar kështu me nga katër pikë në grup.

Kjo ka bërë që kjo ndeshje të jetë tejet e rëndësishme për të dy skuadra, pasi një humbje eventuale do ta komplikonte situatën për secilën prej tyre.

Ka mungesa të rëndësishme tek të dy skuadrat. Chelsea është pa shërbimet e Fofanas, Kantes dhe Ziyechit, kurse te Milani mungojnë Calabria, De Ketelaere, Ibrahimovic, Maignan dhe Sealemaekers.

Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Milan (4-3-2-1): Tatarusanu; Kalulu, Gabbia, Tomori, Theo; Krunic, Bennacer, Tonali; Leao, Brahim; Giroud.

Chelsea (3-4-2-1): Kepa; Chalobah, Thiago Silva, Koulibaly; James, Loftus-Cheek, Kovacic, Chilwell; Mount, Sterling; Aubameyang

Exit mobile version