Real Madridi e ka mbyllur edicionin garues të La Ligas 2020/21 duke përfunduar në vendin e dytë me dy pikë më pak se rivali i qytetit, Atletico Madrid, që edhe u shpall kampion në xhiron e fundit.
Tash e disa jave është duke u folur se trajneri Zinedine Zidane do të largohet nga klubi, por një vendim i tillë ende nuk është marrë.
Menjëherë pas ndeshjes ndaj Villarealit të cilën Reali e fitoi me rezultat 2-1, duke folur për të ardhmen e tij, Zidane tha:
“Nuk do ta vendos të ardhmen time menjëherë, do të flasë me klubin në ditët e ardhshme dhe do ta shohim “.
Real Madridi është në pritje të vendimit të tij përfundimtar. Në rast se Zizou largohet, Massimiliano Allegri do të jetë favoriti për ta zëvendësuar atë.