Gjiganti italian, Inter nuk ka për qëllim që të shesë dyshen Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez gjatë afatit kalimtar të verës, raporton “Calcio Mercato”.
Interi është në garë që të arkëtojë 100 milionë euro në qershor nëse e siguron titullin e Serie A, dhe kjo do të thotë që ata do të kenë fonde të mjaftueshme për të shpenzuar në lojtar të ri.
Si pasojë e kësaj, dy yjet e skuadrës Lukaku dhe Martinez mund të qëndrojnë tek Interi, ku për të dy raportohet se do të ketë oferta të majme gjatë afatit kalimtar të verës.
Gjatë këtij sezoni, Lukaku ka bërë 29 paraqitje në Serie A, ku ka regjistruar 21 gola dhe tetë asistime, kurse Lautaro Martinez në këtë sezon ka 30 paraqitje, me 15 gola dhe tetë asistime mbi emrin e tij.