Manchester City do të kërkojë të ikë 15 pikë larg nga vendi i dytë, pasi sot presin në shtëpi skuadrën e Wolverhampton.
Manchester City pas 26-të ndeshjeve kryeson tabelën me 62 pikë, ku ka regjistruar 19-të fitore, pesë barazime dhe vetëm dy humbje.
Në anën tjetër, skuadra e Wolves pas 26-të xhirosh ka nëntë fitore, shtatë barazime dhe dhjetë humbje, duke u pozicionuar në vendin e dymbëdhjetë, me gjithsej 34 pikë.
“Qytetasit”, që kanë fituar në 20-të ndeshjet e fundit radhazi, do të rikthehen nga fitorja 2:1 kundër West Ham United. Kurse, Wolves do të hynë në këtë ndeshje nga barazimi me Newcastle 1:1.
Mungesa e vetme te skuadra e Guardiolas është mbrojtësi Nathan Ake. Ndërsa, te Wolverhampton do të mungojnë Fernando Marcal, Willy Boly, Raul Jimenez dhe Daniel Podence.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni të bashkangjitura më poshtë.
Manchester City (4-3-3): Ederson; Cancelo, Stones, Dias, Zinchenko; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Bernardo, Sterling, Foden
Wolverhampton (3-4-3): Patricio; Dendoncker, Coady, Saiss; Semedo, Neves, Moutinho, Jonny; Traore, Willian Jose, Neto
21:00 Manchester City (1) – Wolverhampton (12) (Stadiumi Etihad)