UBT News

​Manchester City pranë marrëveshjes me talentin e Fluminenses

Manchester City është afër arritjes së marrëveshjes me tinejxherin e Fluminenses Kayky, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

17-vjeçari do të nënshkruajë kontratë të re me klubin anglez, ku spekulohet se do t’iu kushtojë rreth 10 milionë euro, por nuk do të bashkohet menjëherë me skuadrën e grup-moshave të reja.

Një numër i madh i skuadrave spanjolle ishin afër të arrijnë marrëveshje me Kayky, por ishte vetë lojtari që zgjodhi Manchester City-n si klubi, në të cilin do ta zhvillojë karrierën.

Exit mobile version