Borussia Monchengladbach do të zhvillojë ndeshje kundër Manchester Cityt në stadiumin “Puskas Arena”, në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së eliminatorëve.
Kjo është hera e parë që Monchengladbach arrin të prek fazën e eliminatorëve në Ligën e Kampionëve, edhe pse në vitin 1977 ishin finalistë të Ligës së Kampionëve, atëkohë e njohur edhe si Kupa e Evropës.
Skuadra e Pep Guardiolas do të shikojë të regjistrojë fitoren e 19-të radhazi këtë sezon, ku janë duke kaluar nëpër një formë tejet fantastike, dhe aktualisht shihen si favoritë në këtë ndeshje, pavarësisht faktit që luajnë si mysafirë.
Në anën tjetër, Borussia Monchengladbach që nga konfirmimi se trajneri Marco Rose do të largohet në fund të sezonit drejt Dortmundit, nuk ka arritur të nxjerrë rezultate edhe aq të kënaqshme, ku në gjashtë ndeshjet e fundit ka dy fitore, dy barazime dhe dy humbje.
Të dy skuadrat nuk do të kenë probleme të mëdha me lëndime, ku mungon vetëm Nathan Ake i Manchester Cityt.
Formacionet e mundshme janë të bashkangjitura më poshtë.
Borussia Monchengladbach (4-3-3): Sommer; Lainer, Ginter, Elvedi, Bensebaini; Kramer, Neuhaus, Zakaria; Plea, Embolo, Hofmann
Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Stones, Dias, Cancelo; Rodri, Silva, Gundogan; Foden, De Bruyne, Sterling
21:00 Borussia Monchengladbach – Manchester City (Stadiumi Borussia-Park)