Ole Gunnar Solskjaer është duke u përballur me mundësinë reale të shkarkimit pasi tashmë ka humbur edhe mbështetjen e lojtarëve.
“Daily Mail” raporton se lojtarët e United nuk janë të kënaqur me qëndrimin aktual të skuadrës më mesfushorin Bruno Fernandes që ka mbetur i zhgënjyer për shkak të humbjes së vullnetit të lojtarëve derisa Cristiano Ronaldo është i shokuar me uljen e standardit dhe pritjeve nga klubi, përcjellë KosovaPress.
Lojtarët gjithashtu thuhet se janë të pakënaqur me idenë e lënies në stol të mesfushorit Donny van de Beek dhe kërkojnë që ai të luajë më shumë.
Përkundër presionit në rritje, “The Guardian” zbulon se Solskjaer ka besim se do të jetë në stolin e skuadrës më 20 nëntor kur United ballafaqohet me Watfordin.