Është konfirmuar që ndeshja e kthimit mes Liverpool-it dhe RB Leipzig-ut në kuadër të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Budapest.
Gjiganti anglez do të jetë vendas në Hungari, ku edhe ndeshja e kaluar mes këtyre dy skuadrave u zhvillua në po të njëjtin shtet, si pasojë e protokollit anti-Covid-19.
Rregulli i golave si mysafirë qëndron, pavarësisht se ndeshjet zhvillohen në stadiumin e njëjtë në Budapest.
Ndeshjen e parë e fitoi Liverpooli, ku rezultati përfundimtar ishte 0:2, me golat e Mane dhe Salah.