Liverpooli ka refuzuar ta lirojë Mohamed Salahin të bashkohet me kombëtaren e Egjiptit javën e ardhshme për shkak të karantinimit që ai do të duhej t’i nënshtrohej kur të kthehej në Angli.
Liverpooli, së bashku me anëtarët e tjerë të Shoqatës Evropiane të Klubeve, kanë kërkuar përjashtime nga rregullat e detyrueshme të karantinës për lojtarët që kthehen nga vendet e listës së kuqe. Sidoqoftë, marrëveshja nuk është arritur midis Premier Ligës dhe qeverisë, dhe Salah do të përballjen me një izolim dy javor pas rikthimit nga vendi i tij.
Liverpool e ka informuar Federatën e Futbollit të Egjiptit se 29-vjeçari nuk do të lirohet për kualifikimet e tyre në Kupën e Botës kundër Angolës, në Kajro. Klubi anglez pastaj nuk do të paraqet pengesë që Salah të luajë në ndeshjen e dytë kualifikuese në Gabon më 5 shtator pasi Gaboni është në listën e vendeve që nuk parashihen kufizime.
Treshja braziliane e Liverpoolit, Alisson, Roberto Firmino dhe Fabinho janë në një situatë të ngjashme me Brazilin në listën e kuqe të Britanisë së Madhe. Jürgen Klopp është shprehur tashmë i pakënaqur me vendimin e FIFA -s për të lejuar skuadrat e Amerikës së Jugut të luajnë tri ndeshje kualifikuese gjatë pushimit ndërkombëtar, që do të thotë se Brazili do të luajë me Perunë të enjten para se Liverpooli të vizitojë Leeds Unitedin të dielën më 12 shtator.