Liverpooli është njëra nga 12 skuadrat të cilat kanë pranuar përfshirjen në Superligën evropiane të klubeve e cila u zyrtarizua ditën e djeshme.
Trajneri i skuadrës Jurgen Klopp e kishte kundërshtuar një ide të tillë në vitin 2019 dhe duket se kundër kësaj gare janë edhe tifozët e kësaj skuadre.
Tifozë të kampionit në fuqi të Premierligës janë mbledhur jashtë stadiumit “Anfield Road” dhe janë duke vendosur pankarta përmes të cilave po e kundërshtojnë përfshirjen e skuadrës së tyre të zemrës në këtë krijesë të re.
“Tifozët e Liverpoolit janë kundër Superligës Evropiane”, kanë shkruar ata.
Ndryshe, kjo garë e re është duke ngjallur reagime të shumta në opinionin sportdashës.