UBT News

​Liverpooli gjen pasuesin e Mohamed Salah

Fitorja me rezultat 2-1 ndaj Newcastle United mund të ketë qenë ndeshja e fundit që tifozët e Liverpoolit e kanë para Salahin me fanellën e skuadrës së tyre të zemrës.

Kjo për shkak se raportohet që sulmuesi nga Egjipti është shumë afër mbylljes së marrëveshjes me skuadrën arabe Al-Ittihad.

Boshllëkun e madh që do ta lë Salah, Liverpooli do të provojë që ta plotësojë sa më shpejtë që është e mundur.

Drejtuesit e skuadrës angleze do të drejtohen tek Joao Felix i Atletico Madridit, raporton gazeta portugeze “A Bola”.

Në Portugali ata janë të sigurt që ish-lojtari i Chelseat përfaqëson bastin e shumëfishtë të vendosur nga trajneri Jurgen Klopp, pavarësisht optimizmit për qëndrueshmërinë e egjiptianit që filtrohet në shtëpinë e “Të kuqve”.

Exit mobile version