Është liruar kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë të tjerë të cilët u arrestuan në protestën e kësaj partie që patën të martën brenda objektit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Molliqaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka njoftuar se Nol Nushi e Genc Sherifi nuk janë liruar, dhe se kjo sipas tij është një farsë gjyqësore pa asnjë kuptim ligjor.