Liga e Evropës rikthehet sot me dy takime interesante në kuadër të gjysmëfinales, ku Manchester United pret në shtëpi skuadrën italiane, AS Roma dhe Arsenali do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër Villarrealit.
Në rrugëtimin e tyre drejt gjysmëfinales, Manchester United eliminoi në çerekfinale skuadrën e Granadas me rezultat 4:0. Kurse, Roma mposhti Ajaxin me rezultat të përgjithshëm 3:2.
Në anën tjetër, Arsenali në çerekfinale mposhti bindshëm çekët e Slavia Pragës, ku brenda 180’ minutave rezultati i përgjithshëm ishte 5:1. Ndërsa kundërshtari i sotëm i “Topçinjëve”, skuadra spanjolle Villarreal, mposhti në dy ndeshjet Dinamo Zagrebin me rezultat të përgjithshëm 3:1.
Programin e plotë të ndeshjeve në Ligën e Evropës e gjeni më poshtë:
21:00 Manchester United – AS Roma (Stadiumi Old Trafford)
21:00 Villarreal – Arsenal (Stadiumi La Ceramica)