Robert Lewandowski ka nisur aventurën e tij të re si futbollist në klubin e ri, Barcelona pasi u transferua atje nga Bayerni i Munichut.
Nënshkrimi i ri i Barcelonës, pranoi se ai shpreson të kalojë sa më shpejtë mosmarrëveshjen që prishi ditët e tij të fundit në Bayern Munich këtë verë. Sulmuesi shijoi një periudhë spektakolare tetëvjeçare në “Allianz Arena”, duke fituar Bundesligën në çdo sezon që kaloi atje, ndërsa gjithashtu fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2020 dhe u bë si një nga golashënuesit më vdekjeprurës në futboll. Por ai tani po përgatitet për një sfidë të re në “Camp Nou”, pasi të dy klubet ranë dakord për 45 milionë euro për 33-vjeçarin polak.
Në të ardhmen, ai shpreson se marrëdhënia e tij me Bayern Munich mund të riparohet.
“Doja të luaja në një ligë tjetër, ky vendim ishte marrë për mua për një kohë të gjatë. Por më duhet të theksoj: Ishte vendimi më i vështirë i jetës sime. Doja të jetoja përsëri diku tjetër, të zbuloj diçka të re me familjen time”, tha ai për “Bild”.
“Vajza ime Klara do të fillojë shkollën vitin e ardhshëm, ne duhej të merrnim një vendim. Dhe ai vendim ishte që duhet të ishte diçka e re. Nëse jo tani, ndoshta nuk do të ishte e mundur kurrë. Ishte një herë në jetë kjo mundësi. E di që së shpejti do të bëhem 34 vjeç. Por ndihem shumë i fortë fizikisht dhe mendërisht. Barcelona e pa në të njëjtën mënyrë. Nuk e di ende se çfarë do të ndodhë pas kësaj, por as viti 2026 nuk duhet të jetë fundi. Dua të luaj në nivelin më të lartë për shumë vite të tjera”.
“Kanë qenë tetë vite të mrekullueshme këtu. Kështu që shpresoj që me një distancë të vogël mund të harrojmë atë që ndodhi në javët e fundit. Kishte gjëra të panevojshme nga të dyja palët. Gjëja më e rëndësishme është ajo që kemi arritur së bashku: titujt, fitoret”, tha në fund Lewandowski.