Interi ka zbuluar se Romelu Lukaku ka pësuar një dëmtim të ri muskulor dhe do të vlerësohet sërish në ditët në vijim.
Reprezentuesi belg sapo ishte rikthyer në fushë pas gati dy muajsh, por tani po përballet me një tjetër dëmtim.
“Lukaku iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në Klinikën Humanitas në Rozzano mëngjesin e sotëm, duke evidentuar një tendosje në cigatën e miokardit të bicepsit femoral të kofshës së majtë. Gjendja e lojtarit do të vlerësohet sërish në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga gjihganti italian.
Reprezentuesi belg u rikthye në lojë javën e kaluar në fitoren 4-0 të Interit ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve.
Ai u inkuadrua në pjesën e dytë dhe shënoi golin e dytë për “Nerazzurrët” këtë sezon.
Mbetet për t’u parë për sa kohë ai do të qëndrojë jashtë fushës. Interi tashmë është kualifikuar në fazën e 1/16-të të Ligës së Kampionëve dhe Lukaku do të mungojë në ndeshjen kundër Bayern Munichut nesër.