Paul Pogba do të mungojë disa javë për Manchester United për shkak të një lëndimi ka konfirmuar trajneri Ole Gunnar Solskjaer.
Mesfushori fitues i Kupës së Botës, Pogba u kthye në formacionin startues të United për t’u përballur me Evertonin në fundjavën e kaluar, por luajti vetëm 39 minuta në barazimin 3-3.
27-vjeçari duket se pësoi një dëmtim në kofshë dhe menjëherë u raportua se është në dyshim për ndeshjen e së martës në raundin e pestë të Kupës FA me West Ham United të martën.
Solskjaer ka zbuluar shkallën e dëmtimit, i cili mund ta detyronte Pogban të qëndronte jashtë fushës për një varg ndeshjesh shumë të rëndësishme.
United luajnë më Real Sociedadin në shtëpi dhe jashtë saj në Ligën e Evropës në shkurt, para se të vizitojë Chelsean në Premier League në fund të muajit dhe Manchester Cityn më 6 mars.
“Është një dëmtim që do të duhen disa javë për t’u shëruar”, tha Solskjaer për “MUTV”. Ai sapo ka filluar shërimin e tij, duke punuar me stafin mjekësor dhe ne do ta kthejmë atë sa më shpejtë që mundemi. Sigurisht, Pali ka qenë shumë i rëndësishëm për ne dhe ne nuk do të ndërmarrim ndonjë rrezik”, tha Klopp.