Ish-mbrojtësi i Chelsea-t John Terry është duke u konsideruar si trajner i ardhshëm për skuadrën angleze Bournemouth, raporton “Daily Mail”.
Legjenda e “Bluve” të Londrës thuhet se është pranë të arrijë marrëveshje që të bëhet trajner i skuadrës së Bournemouth, detyrë kjo që do të jetë e para në karrierën e tij.
Momentalisht, Terry është ndihmës i trajnerit Dean Smith tek Aston Villa, dhe tani pasi që Bournemouth ka shkarkuar trajnerin e tyre, spekulohet se Terry është i pari në listën e të dëshiruarve për trajner te skuadra e Championshipit anglez.