E përditshmja franceze “L’Equipe” shpjegon se si ardhja e presidentit të ri, Joan Laporta, në krye të Barcelonës ka shmangur një lamtumirë të mundshme të Messit në fund të sezonit dhe se kthimi i Neymar do ta bënte përfundimtar qëndrimin e numrin 10 në “Camp Nou”.
Pengesat për suksesin e operacionit janë gjendja financiare e Barçës dhe vullneti i fortë i PSG-së për të mbajtur kampionin brazilian në radhët e tyre.
Nëse nga njëra anë Paris Saint-Germain vazhdon të punojë për të rinovuar kontratën e Neymar që skadon në qershor të vitit 2022, nga ana tjetër ekziston Barcelona e cila këmbëngul për ta sjellë kampionin brazilian përsëri në “Camp Nou”.
Për të ringjallur këtë hipotezë është gazeta sportive franceze, “L’Equipe”, e cila shpjegoi se si jo vetëm klubi katalanas, por edhe vetë Leo Messi, po bënë presion pothuajse çdo ditë për të bindur Neymarin të kthehet te Barcelona.
Me ardhjen e Joan Laportas si president i ri, lamtumira e Messit nga Barcelona është në fakt gjithnjë e më e largët dhe rinovimi i kontratës (që skadon në fund të sezonit aktual) duket zgjidhja më e mundshme. Gjithashtu sipas asaj që u raportua nga gazeta franceze, presidenti i ri ka refuzuar kohët e fundit tentativat e Manchester Cityt dhe klubeve të tjerë të mëdha evropiane dhe do të donte t’i bënte një dhuratë të mëtejshme Messit për ta bindur atë të qëndronte, duke e sjellë Neymar përsëri në Barcelonë.
Pengesat më të rëndësishme për suksesin e këtij operacioni janë sigurisht llogaritë e klubit blaugrana (në deficit prej 1.17 miliardë euro) dhe vullneti i fortë i Paris Saint-Germain për të rinovuar kontratën e Neymar nën të njëjtat kushte si ato aktuale, me lojtarin që vazhdon të fitojë 36.8 milionë euro në vit.
Neymar luajti për Barcelonën për katër sezone së bashku me Leo Messin, duke fituar 9 tituj nga 2013 deri në 2017, përfshirë Ligën e Kampionëve 2015, të cilin ai fitoi në finale kundër Juventusit.