Interi shpreson të rikthejë Romelu Lukakun këtë javë nga lëndimi, por gjërat janë ndryshe për mesfushorin Marcelo Brozovic.
“Nerazzurrët” kanë hyrë në rrugën e rezultateve pozitive, duke marrë së bashku rezultate të mira kundër Barcelonës, Sassuolos dhe Salernitana-s. Besimi është kthyer dhe Interi tani shpreson të marrë sa më shumë pikë që të jetë e mundur në prag të pushimit të Kupës së Botës.
Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Lukaku do t’i nënshtrohet një raundi të ri testesh mjekësore sot dhe nëse gjithçka rezulton pozitive, ai do t’i rikthehet sërish stërvitjeve me skuadrën.
Gjërat janë pak më të komplikuara për Brozovic, i cili është ende jashtë fushës për shkak të një dëmtimi të muskulit. Mesfushori kroat do të vazhdojë programin e terapisë fizike teksa ngadalë po punon për rikuperimin e tij.