UBT News

​Ky është ylli i javës në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” i xhiros së 6-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti Gerhard Progni i Gjilanit.

Progni përveç supergolit nga gjuajtja e lirë, me paraqitjen e tij kontribuoi që skuadra e Gjilanit ta fitojë derbin kundër FC.Drita (2:0). Kjo ishte fitorja e dytë e Gjilanit në këtë edicion.

Exit mobile version