Granit Xhaka mund të jetë subjekt i hetimit nga organet disiplinore të Federatës së Futbollit të Anglisë për një karton të verdhë, i cili dyshohet se ishte i luajtur në bastore.
Një tifoz dyshohet se kishte vënë 65 mijë funte dhe kishte përfituar 130 mijë sosh pikërisht nga ai karton i verdhë.
Nga FA është konfirmuar se është duke u hetuar një rast i tillë por ende nuk janë dhënë detaje se për cilin rast është fjala.
Kartoni i verdhe për Xhakën ishte dhënë në ndeshjen ndërmjet Hull Cityt dhe Arsenalit, kur reprezentuesi nga zviceran e kishte kërkuar ndëshkimin në minutat e fundit të ndeshjes derisa rezultati ishte 4-1 për “Topçinjtë” dhe e kishte vonuar qëllimisht ekzekutimin e një faulli.