Trajneri i Xhudos Driton Kuka ka shprehur indinjatën e tij për faktin se Kosova vazhdon të mbetet pa liberalizim të vizave.
Duke përmendur sukseset e mëdha që Kosova ka arritur përmes sportit, e posaqërisht përmes xhudos nëpër botë, Kuka përmes një statusi në Facebook, ka thënë se është e turpshme e irrituese që ne si popull të jemi të robëruar në mes të Evropës.
“Sop diskriminimit. Lejoni fëmijët të lëvizin lirshëm ashtu si të gjithë fëmijët e çdo shteti tjetër evropian”, ka shkruar në mes tjerash trajneri më i mirë në botë në xhudos.
Ky është shkrimi i plotë i Driton Kukës në profilin e tij në Facebook:
Për një ditë të mirë miq …
Po e ripostoj pamjen pas Lojërave Olimpike në Sportin e xhudos!
Shteti me më pak se 2 milionë banorë që gjendet në zemër të Evropës shteti ynë ishte numër 1 prej krejt shteteve Evropiane!
Tregon se këndej ka vlera sa të dush por …
Evropa po diskriminon Kosovën me mos liberalizim të vizave, shteti i vetëm në Evropë!
Po shpresoj që sot të kemi ndonjë lajm pozitiv edhe pse personalisht s’po besoj.
Krejt arsyetimet që po mundohen mi jep shtete hezituese si Franca, Holanda e ndonjë tjetër aspak nuk qëndrojnë!
E turpshme e irrituese që ne si popull të jemi të robëruar në mes të Evropës!
Stop diskriminimit të Kosovës, u bë shumë!
Leni fëmijët tanë të lëvizin lirshëm si krejt fëmijët e çdo shteti tjetër Evropian!