Trajneri i xhudos Driton Kuka ka rikthyer në memorien e të gjithëve momentin kur Distria Krasnqi, pikërisht më 24 korrik 2021 u shpall kampione olimpike në Tokio të Japonisë.
Këtë sukses të madh të xhudistes kosovare, Kuka thotë se e kishte përjetuar si një çmenduri të madhe dhe me ndjenja të papërshkrueshme.
“Për një ditë e javë të mbarë, 24 Korrik 2021, çmenduri. Tash dy vjet më parë Budokan Tokyo po njoftohej me kampionen e parë Olimpike në tempullin e xhudos. Nuk ishte Japonia por Kosova që ngadhënjeu”, ka shkruar Kukan ë Facebook.
Ai më pas shpreh krenarinë e tij që xhudistet kosovare po i tregojnë botës kualitete e tyre, derisa shton se një ndjesi të tillë do t’ia dëshironte çdo trajneri.
“Shqiptare e lindur në Pejë e rritur dhe ndërtuar si sportiste në një lagje të qytetit tonë. Distria Krasniqi e Artë. Na bëri krenar, Majlinda e filloi Disi e Nora e vazhduan, të gjitha të arta. Sot dy vjet ishte çmenduri për mua, ndjenja të papërshkrueshme. Do doja që çdo trajner të përjetoj ndjenja të tilla”, ka shkruar Kukan ë fund.