Trajneri i Kombëtares së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka ka reaguar për sulmin ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri në fundin e ndeshjes Gjilani-Ballkani.
Kuka tha se dhuna ndaj portierit në ndeshjen futbollistike është mesazh i keq për sportin e Kosovës.
Ai tha se urgjentisht duhet të dënohet dhe luftohet në çdo sport.
“Pamjet e djeshme dhe dhuna ndaj portierit në ndeshje futbollistike mesazh i keq për sportin në vendin tonë! Diçka që duhet me urgjencë të dënohet dhe të luftohet në çdo sport dhe kundër çdo personi që pretendon të prish një garë sportive. Pardje isha në ndeshje futbolli U13 dhe tek fëmijët pash një korrektësi mes tyre, një rivalitet sportiv. Tregon punën e mirë dhe edukative të trenerëve. Ndeshja ishte mes fëmijëve te ekipeve Peja dhe Shqiponja. Ne të tjerët të shohim ndeshje e mos ti prishim ëndrrat e fëmijëve tonë. Huliganët jashtë sportit, luftë e pakompromis kundër ngjarjeve të tilla”, ka shkruar Kuka.