Kombëtarja e Kroacisë e ka fituar ndeshjen vendimtarë kundër Rusisë në grupin H duke u kualifikuar kështu si e para nga ky grup në Kampionatit Botëror të vitit të ardhshëm.
Sfida vendimtare u zhvillua të dielën në Split dhe goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Kudryashov që shënoi në portën e gabuar duke ia siguruar tri pikë jetike kroatëve.
Kështu Kroacia vazhdon tutje si e para me 23 pikë, e pasuar nga Rusia me 22 pikë.