Të dy kombëtaret gjenden në kuotën prej vetëm një pike në Grupin D, ku në kuadër të Euro 2020 do të zhvillojnë sot ndeshje në stadiumin “Hampden Park” kundër Skocisë.
Në xhiron e fundit, Kroacia barazoi 1:1 kundër Republikës së Çekisë, kurse Skocia e ndali me barazim 0:0 në stadiumin “Wembley” Anglinë.
Të dy kombëtaret do të garojnë për pozitën e tretë në Grupin D, që të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim tutje në fazën e eliminatorëve, ku aktualisht kroatët zënë vendin e tretë, në kuotën e pikëve të njëjta që ka Skocia në vendin e katërt.
Kroacia dhe Skocia janë përballur pesë herë mes vete, ku dy fitore ka regjistruar Skocia, ndërsa tre herë janë ndarë me barazim.
Mungesa e vetme në këtë ndeshje do të jetë mesfushori i Chelseat, Billy Gilmour, i cili për shkak të problemeve shëndetësore nuk do mund të paraqitet për Kombëtaren e Skocisë.
Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.
Kroacia (4-2-3-1): Livakovic; Vrsaljko, Vida, Lovren, Gvardiol; Brozovic, Kovacic; Vlasic, Modric, Perisic; Petkovic
Skocia (3-5-2): Marshall; McTominay, Hanley, Tierney; O’Donnell, McGregor, Armstrong, McGinn, Robertson; Dykes, Adams
Grupi D
21:00 Kroacia – Skocia (Stadiumi Hampden Park-Glasgou)