Super League e Evropës thuhet se i ka dërguar një letër FIFA dhe UEFA ku ka kërkuar bashkëpunim ose në të kundërtën do të marrë masa ligjore ndaj kërcënimeve të bëra nga dy organet më të larta të futbollit evropian dhe botëror.
“Ne jemi të shqetësuar që FIFA dhe UEFA janë duke kërkuar të marrin masa ndëshkuese për të përjashtuar çdo klub ose lojtar pjesëmarrës nga garat e tyre përkatëse. Shpresojmë që kjo të mos jetë përgjigjja juaj ndaj kësaj letre dhe që, ashtu si ne, organizatat tuaja do të njohin përfitimet e menjëhershme të kësaj gare. Ne gjithashtu kërkojmë bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj se si mund të ky projekt në ekosistemin e futbollit dhe të punojmë së bashku për të arritur atë objektiv. Deklarata juaj zyrtare na detyron të ndërmarrim hapa mbrojtës për t’u siguruar nga një reagim i tillë i pafavorshëm, i cili jo vetëm që do të rrezikonte angazhimin e financimit por, në mënyrë të konsiderueshme, do të ishte i paligjshëm. Për këtë arsye, SLCo ka depozituar një mocion para gjykatave përkatëse në mënyrë që të sigurojë krijimin dhe funksionimin pa ndërprerje të kësaj gare në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në letrën e dërguar.