UBT News

​Kreu i “Dardanëve” ofron 30 bileta falas për tifozë nga komunitetet tjera për ndeshjen ndaj Burkina Fasos

Kreu i grupit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha ka njoftuar se ai do t’i ndajë falas 30 bileta dhe shalla për bashkështetasit që i përkasin komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, për ndeshjen ndaj Burkina Fasos.

Ai ka thënë se këtë e bën për të për të dëshmuar që vlerat që i përfaqëson shteti ynë, si dhe vetë përfaqësimi i futbollit tonë me anë të kombëtares nuk kanë monopol monoetnik.

Ky gjest i Berishës vjen pas kritikave të shumta ndaj tij pas një adresimi me shprehje jo adekuate para mediave në momentin kur Artan Govori po deklarohej para mediave pas intervistimit nga policia në lidhje me rastin e raportuar për një përleshje fizike më kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, në ambientet e federatës.

Exit mobile version