Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.
Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur mirënjohës për punën e Bashkësisë Islame në kultivimin e mirëkuptimit ndërfetar.
“Myftiut Tërnava i shpreha mirënjohjen time dhe të Partisë Demokratike të Kosovës për punën shumëdimensionale të Bashkësisë Islame, jo vetëm në ngritjen shpirtërore, por edhe në mirëqenien e komunitetit, si dhe në kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar”, shkruan Krasniqi.