Kombëtarja U20 e Kosovës në volejboll, sonte me fillim nga ora 20:00, do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Ballkanik që luhet në Shqipëri, pikërisht kundër vendit nikoqir, Shqipërisë.
Djelmoshat “Dardanë” në këtë takim futen të inspiruar pas fitores bindëse, 3-0, kundër Maqedonisë së Veriut, të zhvilluar ditë më parë.
Kosova është pjesë e Grupit A në këtë kompeticion, së bashku me Shqipërinë dhe Turqinë.