UBT News

​Kosova u rikthehet sot stërvitjeve në prag të sfidës me Jordaninë

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të grumbullohet që nga dita e sotme për t’u stërvitur në prag të dy ndeshjeve të radhës.

“Dardanët” do të ballafaqohen të mërkurën me Jordaninë në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.

Sot nga ora 18:00 do të zhvillohet stërvitja e parë në “Fadil Vokrri”, ndërkohë që paraprakisht nga ora 16:00 do të stërvitet edhe skuadra mysafire, Jordania.

Stërvitjen e fundit para ballafaqimit me Jordaninë, Kosova do ta zhvillojë të martën po ashtu nga ora 18:00.

Pas miqësores me Jordaninë, Kosova do të ballafaqohet me Greqinë në udhëtim më 14 nëntor, ndeshje kjo e fundit për ciklin kualifikues për Kampionatin Botëror.

Exit mobile version