Atletët kosovarë kanë fituar pesë medalje në Kampionatin Evropian të Shteteve në Zhvillim, që u mbajt sot në San Marino.
Musa Hajdari fitoi medaljen e argjendtë në disiplinën 800 metra, me rezultat 1:51.47 minuta. Në këtë disiplinë, Astrit Kryeziu fitoi medaljen e bronztë me kohë 1:52.68 minuta.
Kampioni Ballkanik dhe i Evropës U18, Muhamet Ramadani, fitoi të bronztën në hedhjen e gjylës. Rezultati i tij ishte 17.69 metra.
Në podium u ngjit edhe Albina Deliu, e cila fitoi të bronztën në 800 metra, me kohë 2:16.39 minuta.
Medalja e njëjtë në kërcim së larti shkoi për Erudit Ryshën, me distancë 1.90 metra.
Rezultate të mira patën edhe Lirije Peci, e cila doli e katërta në 800 metra, Gresa Bakraqi, e pesta në 3000 metra, duke vendosur rekord të ri të Kosovës në këtë disiplinë.