Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Nacional – Andorra la Vella” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Andorras dhe Kombëtares së Kosovës.
“Dardanët” do të synojnë me çdo kusht fitoren sot, dhe t’i kthehen rezultateve pozitive në kualifikimet drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.
Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, Kosova renditet në vendin e pestë në Grupin I me katër pikë, aq sa ka edhe Bjellorusia në vendin e katërt, kurse Andorra zë vendin e fundit (6) me vetëm dy pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, Kosova do të jetë me dy mungesa të mëdha, pasi në listën e publikuar në faqen e UEFA-s, mungojnë Amir Rrahmani, Edon Zhegrova, Leart Paqarada, Shkëlqim Vladi, Ismajl Beka dhe Vedat Muriqi.
Muriqi është i suspenduar, dhe në vendin e tij sot pritet të jetë Albion Rrahmani.