Fitorja ndaj Gjeorgjisë dhe barazimi me Greqinë e ka ngritur moralin brenda Kombëtares së Kosovës.
Sfida d radhës e “Dardanëve” do të jetë ajo kundër Spanjës të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Për ballafaqimin me “Furinë e Kuqe” trajneri Bernard Challandes nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dyshes Lirim Kastrati dhe Besar Halimit të cilët do të mungojnë për shkak të kartonëve. Për ta plotësuar këtë hapësirë, Challandes ka ftuar mesfushorin e Dritës, Muharrem Jashari.
Ende nuk dihet nëse kundër Spanjës do të rikthehen portieri Visar Bekaj, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe sulmuesi Elbasan Rashani që pësoi një lëndim të lehtë në prag të ndeshjes me Greqinë.