Më 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët organizojnë Ditën botërore pa duhan.
“Zotohu dhe ndërpreje duhanin” për çdo 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët global organizojnë Ditën Botërore pa Duhan, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell pirja e duhanit.
Në shënimin e kësaj dite do të ketë aktivitete edhe në Kosovë. Fillimisht do të ketë aktivitetet nëpër shkolla e më pas do të bëhet edhe shpërndarja e materialeve edukativo-shëndetësore në qytet dhe aktivitete tjera.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, zyrën OBSh ne Prishtinë dhe projektin e ’”AQH’’ me datën 31 Maj do ta shënojnë Ditën Botërore Pa Duhan në të gjitha qendrat Rajonale të Kosovës. Për këtë qëllim janë organizuar aktivitete të shumta, duke filluar nga aktivitetet nëpër shkolla, shpërndarjen e materialeve edukativo shëndetësore në qytete, postimin e infografikave në rrjete sociale si dhe emitimin e spotit në TV publike me thirrje, porosi dhe këshilla për parandalimin e konsumimit të duhanit”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.