UBT News

​Kosova-Malta, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 18:00, “Dardanët” do të zhvillojnë miqësoren e tyre të dytë kundër Kombëtares së Maltës, përballje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Wörthersee”, në Klagenfurt të Austrisë.

Trajneri Bernard Challandes së bashku me lojtarët e tij do të synojnë që sot të regjistrojnë fitoren e dytë në miqësore, dhe të tretën në përgjithësi kundër Maltës.

“Dardanët” në këtë ndeshje do të hyjnë nga fitorja e thellë 4:1 kundër San Marinos, ndërsa Malta rikthehet nga humbja 3:0 kundër Irlandës së Veriut.

Tanimë që kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e kësaj miqësoreje, të dy kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare, ku tek formacioni i “Dardanëve” vërehen disa ndryshime nga formacioni zyrtar i fundit kundër San Marinos.

Më poshtë mund të gjeni formacionet zyrtare të dy kombëtareve.

Kosova (4-3-3): Bekaj; Aliti, Fazliji, Rrahmani, Vojvoda; Kryeziu, Idrizi, Shala; Zeneli, Rashica, Kastrati

Malta (3-4-2-1): Bonello; Shaw, Agius, Camenzuli; Mbong, Muscat, Teuma, Corbolan; Dimech, Montebello; Satariano

18:00 Kosova – Malta (Stadiumi Wörthersee)

Exit mobile version