UBT News

​Kosova e treta në Ballkan për karate

Kombëtarja e Kosovës në karate ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik të karatesë, që u mbajt në Poreç të Kroacisë.

Karateistët nga Kosova mposhtën Malin e Zi, humbën nga Turqia, ndërsa në luftën për medalje mundën Bullgarinë.

Kosova fitoi edhe tri medalje tjera në individuale. Elhami Shabani fitoi të argjendtën, ndërsa Herolind Nishevci e Fortesa Orana të bronztën.

Exit mobile version