Gjiganti italian, Inter ka arritur marrëveshje me skuadrën e Lazios për transferimin e sulmuesit Joaquin Correa këtë verë, raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano.
Krerët e “nerazzurëve” do të paguajnë një dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh për shërbimet e sulmuesit argjentinas, i cili do të transferohet si huazim me të drejtë blerjeje.
Spekulohej se skuadra angleze Everton kishte shprehur interesim serioz në 27-vjeçarin, por vendimi i këtij të fundit ishte me çdo kusht të kalojë tek Interi.
Sezonin që lamë pas, Correa ka bërë 38 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Lazios, duke regjistruar 11 gola dhe gjashtë asistime.