Komisionerja e Bashkimit Evropian për Punët e Brendshme, Ylva Johansson të shtunën pritet të vizitojë Shqipërinë.
Në qendër të takimeve të Johansson do të jetë bashkëpunimin mbi migracionin, duke zhvilluar edhe një vizitë në kufirin me Greqinë në Kakavijë.
“Të shtunën, Komisioneri i BE për Punët e Brendshme, YlvaJohansson do të udhëtojë në Shqipëri për takime politike dhe për të diskutuar bashkëpunimin mbi migracionin. Komisioneri do të vizitojë gjithashtu operacionet e përbashkëta të Frontex në kufirin me Greqinë në Kakavijë”, thuhet në njoftim.