Pep Guardiola ishte i pranishëm në prezantimin e turneut të golfit Legends Trophy që do të mbahet këto ditë në Mallorca. Menaxheri i Manchester Cityt shfrytëzoi rastin për të mbështetur mikun dhe shokun e tij të skuadrës, Ronald Koeman i cili së fundi vendosi që të vazhdojë te Barcelona përkundër spekulimeve se do të largohet nga klubi.
“Koeman meritoi të vazhdonte edhe një vit. Mund të jetë një vit tjetër i vështirë ku edhe do të ketë audiencë në tribuna, ai e njeh ekipin më mirë. Nuk mendoj se do të dobësohet.” tha Pep Guardiola para mediave.
Ronald Koeman dhe Pep Guardiola kanë një marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe, përveç trajnimit, ata janë të bashkuar nga pasioni për golfin.