Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp ka shprehur simpatinë e tij për atë të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, i cili është në qendër të kritikave pas humbjes me rezultat 5-0 pikërisht nga skuadra e Kloppit, Liverpooli.
Trajneri gjerman ka pranuar se në asnjë mënyrë nuk do të dëshironte të ishte në vendin e Solskjaer, por ka shtuar se ka pasur raste edhe kur ai ishte në pozita të tilla të vështira.
“Oh po, sigurisht”, u tha Klopp gazetarëve kur u pyet nëse ai kishte simpati për Solskjaerin.
“E thashë më parë, gjëja e fundit që dua të jem është në këpucët e tij në këtë moment, por kështu është kur je pjesë e futbollit. Në këto momente kur humbet një ndeshje, sidomos kur humbet një derbi, më ka ndodhur edhe mua, nuk do që të dalësh as në zonën e mediave të japësh intervista dhe t’u përgjigjesh të gjitha këtyre pyetjeve. me siguri”, deklaroi ai.
Në lidhje me faktin nëse rezultati përfaqësonte një nga ditët më të mëdha të karrierës së tij, Klopp shtoi: “Nuk e kam menduar ende për këtë. Është një ditë e mirë, një ditë vërtet e mirë dhe unë Nuk dua të tregohem mosrespektues. Nuk e kam idenë, por është një gjë e madhe. Ne e dimë këtë”.